Isco në verë synon Anglinë

Futboll 08 Shkurt 2018 11:12

Skuadra e Liverpool  është duke e monitoruar situatën e yllit të Real Madridit, Isco, shkruan infokusi.

Jurgen Klopp thuhet se është i interesuar për spanjollin pasi skuadra po e kërkon një zëvendësim për Philippe Coutinho.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është pajtuar me largimin e Isco.

Isco mund të largohet nga Reali në verën e ardhshme pasi vet lojtari po kërkon nga drejtuesit e klubit inkuadrim më të shpeshtë në formacionin startues. /Insporti.com

-->