Isco starton për herë të parë me Solarin, titullarë edhe Asensio me Viniciusin

Futboll 06 Dhjetor 2018 15:11

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Real Madridit dhe Melillas.

Reali tashmë është me një këmbë në fazën tjetër të Kupës së Mbretit, pas fitores 4-0 në udhëtim dhe këtë pritet të konfirmojë sonte kundër Melillas.

Isco do të luajë nga fillimi për herë të parë pas 7 ndeshjeve me Solarin në krye të Realit, kurse nga minuta e parë janë hedhur edhe Vinicius Junior dhe Asensio.

Befasia është largimi i Reguilonit nga skuadra, ndërsa në mungesë të një mbrojtësi të majtë, Dani Carvajal do të luajë në atë pozitë, shkruan Insporti.

Ndeshja mes Realit dhe Melillas zhvillohet nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”.

Real Madrid:

Melilla: