Ish-administratori i Milanit: Bonucci ishte gabim

Futboll 02 Gusht 2019 10:50

Ish-administratori i deleguar i Milanit, Fassone, ka folur për “SportItalia” dhe është kthyer mbi shumë argumente, mes tyre edhe merkaton.

Ai tha se gabim ishte transferimi i Leonardo Bonuccit në ‘San Siro’.

“Bonucci ishte gabim. Rinovimi i Donnarummas jo! Kur blemë Bonuccin, sapo kishim berë tetë apo nëntë blerje. Strategjia ishte që të ndërtonim një grup për skemën 4-3-3, mbrojtësit i kishim, nuk na mungonte një i gjashtë… Na mungonte një sulmues për të cilin kishim 70 mln euro. Zgjedhja ishte që të ulnim buxhetin për sulmuesin dhe të merrnim një lider për dhomat e zhveshjes”.

“M’u dha mundësia Bonucci dhe pranova! Nuk e di se si do të kishte shkuar ndryshe… Montella duhej konfirmuar. Kurrë nuk kam marrë oferta për Donnarumman. Ishte në skadencë kontrate, mundësia për të negociuar rinovimin ishte e vogël, ndaj duhet të rinovoja me ato shifra për të krijuar në të ardhmen plusvlerë në rast shitje”.