Ish bashkëlojtari i Gerrard afër transferimit në SC Gjilani

Futboll 23 Qershor 2021 15:46

Gjilani vazhdon të punojë për transferime bombastike.

Klubi nga Anamorava deri më tash zyrtarisht i ka transferuar disa futbollistë me shumë bagazh, si Agustin Torassa e Elton Cale nga Tirana dhe Yll Hoxha e Albert Dabiqaj nga Feronikeli, të cilët janë zyrtarizuar te skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.

Së fundmi Gjilani ka shfaqur interes për një tjetër lojtar me shumë bagazh.

EKSKLUZIVE: Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Michael Ngoo, pritet të përfundojë në Kosovë

Fjala është për sulmuesin anglez Michael Ngoo, i cili është zhvilluar si futbollist te skuadra e Liverpoolit, që së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Qipro, Enosis Neon Paralimni.

EKSKLUZIVE: Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Michael Ngoo, pritet të përfundojë në Kosovë

Burime të sigurta të “Zeri.info”  mësojnë se Gjilani i ka lëshuar “grepat” për ta “peshkuar” anglezin 28-vjeçar.

Ngoo u bë i njohur në opinionin shqiptar, teksa ka luajtur me shumë sukses te Tirana.

Shtatlarti Ngoo në vitet 2017-2020 me Tiranën është paraqitur në 72 ndeshje, ku i ka shënuar 28 gola.

-->