Ish deputeti i Kosovës tregon “ngjarjen” e njejtë që ai ka me Michael Schumacher

Formula 1 12 Korrik 2020 17:47

Ish deputeti i kuvendit të Kosovës nga Partia Fjala, Gëzim Kelmendi ka treguar një episodë interesant nga jeta e tij private, duke bërë paralele me 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher shkruan Insporti.

Kelmendi në profilin e tij personal në Facebook ka shkruar se në të njëjten ditë dhe të njëjtin vend, ai dhe Michael Schumacher ishin aksidentuar teksa skijonin në borë.

Ai gjithashtu tha se  në ato momente e kishte shpëtuar Zoti nga lëndimi dhe pasojat  e mëdha. Ndërsa për legjendën gjermane, Kelmendi tha se uron shërim të shpejtë për të.

-->