Ish e dashura e Kubrat Pulevit e akuzon boksierin për tradhti

Boks 18 Maj 2020 15:05

Ish e dashura e boksierit Kubrat Pulev, Andrea, ka akuzuar ish të dashurin e saj për tradhti gjatë lidhjes së tyre 13-vjeçare.

Boksieri bullgar pritet të përballet me britanikun Anthony Joshua për titujt WBA, WBO dhe IBF të peshave të rënda.

Por, përqendrimi i tij mund të ndryshojë pas akuzave nga Andrea, e cila e akuzoi atë për tradhti dhe gënjeshtra gjatë lidhjes së tyre.

Këngëtarja bullgare publikoi një postim në rrjetin social “Instagram”, duke zbuluar shumë gjëra nga e kaluara.

33-vjeçarja pretendon se është mashtruar dhe nuk e kishte njohur burrin e saj të ardhshëm.

Ajo gjithashtu tha se ishte tradhtuar, derisa akuzoi Pulevin për diskreditimin e emrit të saj para të afërmve.

Çifti ishte ndarë në korrikun e vitit të kaluar, pak kohë pasi Pulev fitoi lejen për të boksuar në ShBA.

Andrea welcomed Kubrat after his big victory | Andrea official Website
Kubrat Pulev Andrea – BlackSportsOnline
Image
Image
Image

-->