Ish e dashura e Maradonës sulmon ashpër Wanda Narën: E harrove tradhtinë tënde me burrin tim?

Sportbizz 23 Tetor 2021 12:45

Nëse dikush i mungonte kësaj “telenovele” të ditëve të fundit, me Wanda Nara dhe Mauro Icardi në qendër, ajo ishte Verónica Ojeda, ish-parnterja e Diego Maradonës dhe nëna e Dieguito Fernando.

Gruaja ka shpërthyer keq kundër Wanda Nara, duke e akuzuar atë se kishte bërë të njëjtën gjë si Eugenia Suárez me Icardi. “Unë isha e lidhur me Maradonën që në vitin 2005.

Në verën e vitit 2006, Diego u nis me Alejo Cléricin për në festën e revistës “Gente”. Të gjithë e dinin se ishte në një lidhje me mua, kishin folur mediat e krejt globit për këtë, – sqaroi Ojeda në programin e Daniel Ambrosino.

– Taktika e Wanda funksionoi mirë, sepse u bë e famshme. Tradhtinë e Diegos me të e mora vesh përmes televizorit. Sot, kur ankohet se dikush tjetër ka tentuar të hyjë në jetën e saj si çift, unë e pyes: E harrove tradhtinë tënde me burrin tim?!”

Më pas, drejtuesi i emisionit kujtoi se ajo tradhti nuk u vërtetua kurrë, por është e qartë se fama nuk pyet nëse lini ‘kufoma sentimentale’ apo miq të mirë gjatë rrugës. Duket se qëllimi justifikon mjetet në këtë rast për protagonistët e ‘telenovelës’.

-->