Ish-futbollisti i Arsenalit e sulmon Ozilin: Ai s’mund të bëhet lider

Futboll 30 Maj 2019 09:44

Cesc Fabregas beson se Mesut Ozili nuk është lloji i personit që mund të jetë lider, por atij i duhet një lojtar si Cristiano Ronaldo në skuadër në mënyrë që të ketë sukses dhe të performojë në nivelin e tij më të lartë.

Mesfushori gjerman me origjinë turke më herët në karrierë kishte luajtur përkrah disa prej futbollistëve më të mirë në botë. Ai ishte pjesë e skuadrës së Real Madridit bashkë me Cristiano Ronaldo dhe disa lojtarëve të tjerë të talentuar.

Transferimi në Angli nga Spanja ishte me qëllim për ta shndërruar Ozilin në yllin e skuadrës, mirëpo fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën nuk ka arritur të bëhet njeriu kryesor i skuadrës për “Topçinjtë”.

Mungesa e lidershipit te ai u theksua edhe një herë gjatë disfatës së thellë, me rezultat 4:1, kundër Chelseat në finalen e Ligës së Evropës, që u zhvillua të mërkurën në Baku të Azerbajxhanit.


Ozili ishte në qendër të kritikave pas një paraqitje tejet të dobët

“Mendoj se ose je lider ose nuk je. Kur ai ishte në Real Madrid, ishte i rrethuar nga lojtarë të nivelit më të lartë dhe njërit ndër futbollistëve më të mirë në histori të sportit, Cristiano Ronaldo”, ka thënë Fabregas, i cili kishte qenë lojtar i Arsenalit më herët.

“Nuk po i mohoj asgjë Mesutit, ai luajti futbollit të nivelit më të lartë atje, por kur e ul nivelin për pak, sepse të gjithë pajtohemi se Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munichu është top treshja, ti duhet ta dëshmosh veten më shumë sepse nuk e ke të njëjtën cilësi rreth vetes”.

“Klubi të blen ty për të qenë lideri i skuadrës. Nuk mendoj se Mesuti është lloji i futbollistit që mund ta drejtojë skuadrën. Unë nuk stërvitem me të çdo ditë, por nuk mendoj se ai mund të bëhet lider”.

Ozili e ka përfunduar sezonin e tij të gjashtë me Arsenalin. Gjatë këtyre viteve, ai i ka 230 paraqitje për “Topçinjtë”, në të cilat ka kontribuar me 43 gola dhe numër rekord të asisteve.