Ish-futbollisti i Liverpoolit: Nëse sezoni nuk përfundon, Liverpooli nuk duhet ta fitojë titullin

Futboll 23 Mars 2020 22:29

Ish-lojtari i Liverpoolit, Joe Cole ka deklaruar këtë të hënë se në rast se kampionati anglez nuk përfundon, atëherë Liverpooli nuk duhet të shpallet kampion.

Kjo deklaratë e 38-vjeçarit anglez vjen në një moment kur futbolli në Evropë është ndalur për shkak të pandemisë së krijuar nga koronavirusi, i cili ka vënë në pikëpyetje fatin e kampionateve.

“Sigurisht që na duhet të përfundojmë sezonin sa më shpejt të jetë e mundur, në rast se do të jetë mundësia. Kjo do të ishte idealja. Në rast se nuk e përfundojmë sezonin dhe i afrohemi më shumë sezonit të ri, atëherë gjëja më e drejtë do të ishte rifillimi i sezonit tjetër”, përfundoi Cole.

Në momentin kur u pezullua futbolli në Angli, Liverpooli udhëhiqte me 25 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahej nga Manchester City.

Mirëpo ky pezullim ka vënë në pikëpyetje fitimin thuajse të sigurt të titullit kampion nga skuadra e Jurgen Klopp, që do të ishte titulli i parë pas 30 vitesh për “The Reds”.

-->