Ish-futbollisti i PSG-së i ashpër me Messin dhe Neymarin: Mercenarë që vetëm ecin në fushë

Futboll 11 Mars 2022 20:23

Ish-lojtarin e PSG-së, Jerome Rothen, i cili ka fajësuar dy lojtarë kryesorë të klubit parisien Lionel Messin dhe Neymarin për disfatën ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ai i sheh si përgjegjësit kryesorë për humbjen, ndërsa i quan edhe mercenarë.

“Përgjegjësit e kësaj humbje janë Neymar dhe Messi. U takon atyre që të marrin përgjegjësitë e tyre. Leonardo i ka marrë këta dy lojtarë për t’u bërë legjenda të klubit. Për këtë paguhen”.

“Unë nuk kritikoj Verrattin, Danilon, Paredesin, Mbappen. Ai, madje, është i vetmi që ka qenë i rrezikshëm në të dy ndeshjet me Realin. Po kritikoj dy të tjerët, dy mercenarët! Njëri është mashtrim i madh që nga momenti që ka ardhur”.

“Më vjen turp të flas për Leo Messin në këtë mënyrë, por ky është realiteti. Më thanë se ka bërë disa sforcime për të rikuperuar topin, por unë them ‘po talleni me mua? Është sforcuar për 10 metra”.

“Tjetri (Neymar) i ka humbur të gjithë topat. Tani e quaj Messi tjetër. Një katastrofë. Më bezdis ta përmend emrin e tij dhe të flas. Messi, mjaft! Neymar, mjaft! Këtu është problemi. Janë ata të dy…”, ka thënë Rothen, duke i konsideruar si lojtarët që ia humbën ndeshjen PSG-së.

Leo Messi dhe Neymar janë dy lojtarët më të paguar te PSG dhe në botën e futbollit në përgjithësi.

-->