Ish-futbollisti i Real Madridit u grind me të dashurën në rrugë, këmba e tij mbeti e lënduar pas përplasjes me të

Futboll 14 Tetor 2021 12:08

Ish-talenti i madh i futbollit, Jese Rodriguez është në qendër të vëmendjes për një arsye të çuditshme.

Sipas mediave spanjolle, ish-anëtari i Real Madridit dhe PSG-s ka pësuar një lëndim në këmbë pasi u përplas nga e dashura e tij, Aura Ruiz, shkruan FrontOnline.

Sipas “Marca”, futbollisti aktual i Las Palmas u grind me të dashurën e tij pas koncertit në “Gran Canaria” dhe ajo pas hipjes në makinë ia lëndoi këmbën.

Pas incidentit, Jesse nuk mund të ecte vetëm dhe iu desh që miqtë e tij ta ndihmojnë.

Megjithatë, lëndimi nuk duket të jetë i rëndë pasi futbollisti besohet se është i gatshëm për ndeshjen e radhës.

-->