Ish-futbollisti i Serie A: Më pëlqejnë armët, kam konsumuar edhe drogë

Futbollistët kanë jetë jo të lehtë dhe nuk është siç duket në shikim të parë, madje ka edhe të tillë që kanë pasur shumë probleme. Natyrisht, që një pjesë e tyre ua kanë “bërë hyzmetin” vuajtjeve.
Quhet Rickardo Centurion dhe luan në Argjentinë. Ai ka arritur të depërtojë deri në Seria A ku ka qenë pjesë e Genoas. Argjentinasi ka habitur me deklaratën e tij për mediet vendase.
“Kam kaluar fëmijëri të vështirë, jam rritur pranë Avellaneda, ku sot nuk mund të kthehem. E gjitha kjo për shkak të zilisë. Kam humbur babanë në moshë të vogël. Ai punonte në një fabrikë fishekzjarresh dhe ajo shpërtheu. Unë isha vetëm 5 vjeç dhe nisa një jetë të re. Më pëlqejnë armët, por nuk kam kryer ndonjëherë krim”, ka thënë Senturio.
“Kam bërë foto edhe i armatosur. Me këtë jetë jam rritur. Nëse do të isha rritur me jahte atëherë do të kisha foto me jahte. Kam përdorur edhe marihuanë. Sot ka kontrolle anti-doping suprizë, por më parë ishte ndryshe”, shprehet futbollisti.