Ish-futbollisti i Juventus, kandidat për bankinën e Arsenal

Futboll 19 Prill 2018 09:05

Me përfundimit e këtij sezoni në, Arsenal po e përmbyll një edicion dëshpërues, më të dobëtin në më shumë se dy dekadat e fundit dhe ndër fajtorët po shihet trajneri Arsene Wenger, për të cilin, sidomos tifozët, mendojnë se ka ardhur koha të largohet.

E në ndërkohë, disa emra u përmendën si zëvendësues të Wenger, kurse kandidatë serioz dhe që gëzon një respekt  dhe është një lloj ikone në “Emirates”, është edhe një tjetër francez, i cili dikur ishte futbollistë i Arsenal, me të cilët i fitoi edhe tre tituj kampioni në Premier League, e po ashtu edhe 3 trofe të Kupës së Anglisë.

Fjala është për francezin Patrick Vieira dhe është emri i radhës që po lakohet shumë për të marrë drejtimin e Arsenalit për sezonin tjetër.

Vieira që aktualisht drejton New York City FC në MLS, ka fituar terren kohët e fundit dhe po shihet si një prej alternativave më të mira për stolin e “Topçinjve”.

Patrick Vieira pas largimit nga Inter në vitin 2010, u bë pjesë e Manchester City, mirëpo me t’u tërhequr nga futbolli aktiv, punën e parë si menaxher e kishte pikërisht tek City, duke drejtuar të rinjtë e kësaj skuadre.

Dy vite më vonë, kaloi për ta drejtuar skuadrën e New York City FC, që është pjesë e grupit City Football Gruop, që ka në pronësi edhe Manchester Cityn.

Pas 22 vitesh, Arsene Wenger nuk po arrin të administrojë me Arsenalin dhe pavarësisht investimeve që kanë bërë duke sjellë disa lojtarë, skuadra është larg objektivave.

Derisa në kampionat është në vendin e gjashtë, e vetmja rrugë për të shkuar në Champions League sezonin a ardhshëm, është triumfi në Europa League, ku momentalisht ka arritur në gjysmëfinale dhe do të ndeshet me Atletico Madrid. /Insporti.com

-->