Ish gjyqtari italian tregon a ishte penalti rasti i Ronaldos

Futboll 14 Shkurt 2020 08:22

Pa fitues është mbyllur takimi i parë gjysmëfinale mes Milan dhe Juventus, në kuadër të Kupës së Italisë.

Rezultati ishte 1:1 me Juventusin që arriti krejt në fund ta barazoi atë.

Rossonerët gjetën golin me Ante Rebic (61’), i cili pas dy rasteve të humbura arriti të mposhte Buffon.

Ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo (90+1’) që barazoi rezultatin falë një 11-metërshi të cilin e fitoi vet.

E goli i Ronaldos ka bërë që të diskutohet mjaft shumë.

Ish gjyqtari italian, Ticiano Pieri mendon që penaltia nuk ekzistoi.

“Për mua nuk ishte penallti. Ricoli në një takim që ka pasur me arbitrat para pak kohësh, ka diskutuar një rast identik si ky sot, të ndodhur në ndeshjen Caglari – Brescia, tha se nuk ishte penallti. E njëjta gjë vlen edhe për rastin e sotëm”, u shpreh Piero.

-->