Ish-legjenda e Milanit dhe Ukrainës, Andriy Shevchenko me video rrëqethëse në “San Siro”

Para derbit të sontëm në mes Milanit dhe Interit, ish-legjenda e Milanit dhe Ukrainës, Andriy Shevchenko, përmes një videoje që është transmetuar në stadiumin “San Siro” e ka dhënë një mesazh për vendin e tij të pushtuar nga agresioni rus.
“Të dashur miq italianë, nga San Siro ju kërkoj të luteni për paqe në Ukrainë. Populli ukrainas dëshiron paqen, sepse paqja nuk ka kufij, sepse ajo që na bashkon duhet të jetë më e fortë se ajo që na ndan. Le ta ndalojmë këtë luftë së bashku. Një përqafim për të gjithë”.

Ndryshe, që prej nisjes së luftës më 24 shkurt afër 680.000 njerëz janë larguar nga Ukraina. Shifrat i ka publikuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Dhe, sipas UNHCR’së më shumë se katër milionë refugjatë ukrainas mund të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje në vendet fqinje.
/Insporti.com