Ish lojtari i Fenerbahces vetëm rezervist te Feronikeli

Futboll 15 Mars 2019 20:13

Adonis Shala ishte njëri prej përforcimeve të Feronikelit gjatë dimrit.

Lojtari i dëshmuar edhe në Turqi te Fenerbahçe U21 nuk po paraqitet te ekipi i Zekirija Ramadanit.

Konkurrenca e madhe në skuadër ka bërë që ai të shijoi pak minuta këtë edicion.

Gjithsesi, ai nuk është i vetmi, pasi edhe Hamed Kone po e ka të vështirë të luajë në përbërjen e parë të Feronikelit.

Feronikeli është lider i Ipko Superligës me pesë pikë më shume se Prishtina e Llapi që ndajnë vendin e dytë dhe tretë.

 

-->