Ish- lojtari i Real Madridit beson se do të ndodh mrekullia ndaj Chelseat

Futboll 04 Maj 2021 11:39

Ish-mesfushori turk i Real Madridit, Nuri Sahit, beson se Real Madrid, do ta mposht Chelsean dhe do të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, transmeton Insporti.

Për Goal, Sahin tha: “Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur, sic ishte edhe ndeshja e parë. Mezi pres ta shikoj”.

“Të dy skuadrat janë në një moment të mirë. Chelsea po luan shumë mirë nën udhëheqjen e Thomas Tuchel. Mbase ajo është skuadra që po e luan futbollin më të mirë taktikisht për momentin”, shtoi ai.

“Por në anën tjetër, e kemi bosin e Ligës së Kampionëve, Real Madridin dhe Zinedine Zidanin! Iu uroj fat atyre dhe mendoj se do t’ia dalin”.


Reali dhe Chelsea barazuan 1:1 në ndeshjen e parë javën e kaluar në Madrid, ndërsa City është favorit i madh për ta arritur finalen e parë në Ligën e Kampionëve, pasi e fitoi 2:1 ndeshjen e parë në Paris.

Sahin e kaloi një sezon në fanellën e Realit në edicionin 2011/12.

-->