Ish-mbrojtësi i Juventusit, pas futbollit me profeson të ri

Futboll 16 Mars 2021 08:42

Ish-kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme futbollistike por ai tani ka filluar një sipërmarrje të re,  trajnimin për t’u bërë orëndreqës.

Ish-mbrojtësi i Juventusit ka filluar një praktikë që zgjat deri në gjashtë muaj në firmën  “Maurice de Mauriac”, në Zyrih të Zvicrës.

“Unë dua të bëj diçka produktive. Nëse jeni një bankier … ju mund ta bëni atë për gjithë jetën tuaj, por nëse jeni një futbollist sapo të keni arritur mesin e të 30-ave, duhet të gjeni diçka tjetër për të bërë.”

Ai tha se do të bënte një orë gjatë praktikës së tij që do të shitej për bamirësi. Pas kësaj, ai ishte i hapur për idenë për t’u bërë një orëndreqës me kohë të plotë, por nuk kishte vendosur me siguri dhe mund të kthehej përsëri në sport.

Unë shoh disa ngjashmëri me futbollin. Në futboll nëse jo e gjithë skuadra është perfekte, ju nuk do të fitoni. Thjeshtë e njëjta gjë me një orë, nëse gjithçka nuk është në vend të përkryer, ora nuk do të funksionojë “. tha ish-mbrojtësi 37-vjeçar i Juventusit, Lazio dhe Arsenal për “Reuters”.

Pronarët e kompanisë, Leonard dhe Masimo Dreifus, thanë se ishin të kënaqur që kishin Lichtsteiner në bord si kursantin e tyre të parë:

“Ne kishim shumë aplikime, por Stephan ishte më entuziast. Ne jemi duke synuar një partneritet afatgjatë dhe do të lëvizim hap pas hapi,” tha CEO Masimo Dreifus.

-->