Ish menaxheri tregon momentin kur Benzema donte të largohej nga Real Madridi

Futboll 16 Korrik 2020 15:26

Karim Djaziri, ish-menaxheri i Karim Benzema, ka zbuluar në bisedë me “OL TV”, televizionin zyrtar të klubit francez, dëshirën e sulmuesit të Real Madridit për t’u kthyer në atë, që konsiderohet shtëpia e tij, pasi të përfundojë eksperiencën në “Bernabeu”.

Sigurisht, Djaziri paralajmëron se nuk beson që ky moment është afër: “Ajo që po përjeton sot te Real Madridi është kulmi, gjithçka që dëshiron çdo futbollist. Karim luan për klubin më të mirë në botë, ndihet i afërt me trajnerin, tifozët e duan atë. Në këtë moment nuk është i mundur kthimi. Por, që kur është larguar nga Lyon, ai ka vetëm një dëshirë; të kthehet aty një ditë”.

Ai zbuloi gjithashtu një nga momentet më të vështira të Benzema në Madrid dhe kërkesën që i bëri: “Kur pati fërkime me Mourinho, ai më tha: Dua të kthehem te Lyon. Unë e këshillova të luftonte dhe të arrinte sukses me Real Madridin. Dhe ai e bëri këtë. Nëse i premtojnë këmbët dhe beson se mund ta ndihmojë Lyon, ai do të kthehet. Nëse jo si futbollist, do ta bëjë në një rol tjetër, ndoshta. Unë e di që me të vërtetë e dëshiron këtë”

-->