Ish-partnerja e akuzon për dhunë, ATP hap hetim për Alexander Zverev

Tenis 05 Tetor 2021 10:30

ATP ka nisur një hetim të brendshëm mbi akuzat e bëra kundër Alexander Zverev nga ish-partnerja Olga Sharypova për disa episode në të cilat ajo dyshohet se ishte viktimë e rrahjeve dhe kërcënimeve, veçanërisht për atë që ndodhi në Shanghai Masters 1000 në 2019. Gjermani, numri 4 në botë, ka mohuar gjithmonë akuzat për dhunë në familje dhe ka paditur vajzën.

“ATP dënon plotësisht çdo formë dhune ose abuzimi dhe do të hetojë pretendime të tilla që lidhen me sjelljen e një anëtari të ATP-së”, thuhet në deklaratën e Shoqatës profesioniste të Tenisit. Massimo Calvelli, drejtor ekzekutiv i ATP, theksoi: “Akuzat e bëra kundër Alexander Zverev janë serioze dhe ne kemi një përgjegjësi t’i përballojmë ato.

Shpresojmë që hetimi ynë do të na mundësojë të vërtetojmë faktet dhe të përcaktojmë veprimet e mëvonshme. Ne e dimë që Zverev mirëpriti hetimin tonë dhe mohoi të gjitha akuzat. Ne gjithashtu do të monitorojmë çdo zhvillim të mëtejshëm ligjor pas hetimit paraprak nga sistemi gjerman i drejtësisë”.

-->