Ish përzgjedhësi i Kosovës emërohet pjesë e shtabit teknik të kombëtares së njohur

Basketboll 22 Korrik 2019 20:42

Ish përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg është emëruar pjesë e shtabit teknik të Kanadës në basketboll për kampionatin botëror “Kina 2019”, shkruan Insporti.com.

Kombëtarja kanadeze ka emëruar katër asistent të cilët do të ndihmojnë përzgjedhësin, Nick Nurse, për këtë kampionat botëror dhe një ndër ta do të jetë edhe Greenberg.

Greenberg ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në vitin 2017 për  ndeshjet parakualifikuese për botërorin “Kina 2019”, që zhvillohen në muajin gusht.

Greenberg, trajner i Kosovës në basketboll

 

Greenberg është një trajner i mirënjohur dhe me përvojë të madhe.

63 vjeçari në vitet 1984-1987 ka qenë ndihmëstrajner i skuadrave nga NBA, Los Angeles Clippers dhe NewYork Knicks.

 

Për herë të parë si kryetrajner ka udhëhequr skuadrën Radford nga NCAA në vitin 2007, ndërsa nga viti 2012 ka bërë karrierë në skuadra të ndryshme dhe të njohura europiane si Maccabi Haifa (Izrael), Hapoel Jerusalem (Izrael), Avtodor Saratov (Rusi) dhe së fundi Eskisehir Basket (Turqi).

Suksesin më të madh prej këtyre skuadrave, e ka arritur me Maccabi Haifan, duke u shpallur kampion i Izraelit.

Image result for brad greenberg

 

Aktualisht është trajner i skuadrës izraelite Maccabi Ashdod. /Insporti.com/