Ish-piloti i Formula 1 investon në Shqipëri (Foto)

Formula 1 04 Maj 2018 21:02

Ish-piloti i famshëm italian i Formula 1, Jarno Trulli, ka vite që është tërhequr nga garat e Formula 1 dhe është shndërruar në një biznesmen të suksesshëm.

Së fundmi Trulli kishte vendosur të investonte edhe në Shqipëri dhe për këtë 43 vjeçari zgjodhi qytetin bregdetar të Durrësit.

Ai ka sjell markën e tij të restoranteve dhe verërave në Shqipëri dhe të mërkurën në mbrëmje, u inaugurua në Durrës restoranti i tij, ku i pranishëm ishte edhe vet Trulli dhe në hapjen solemne të restorantit ishte po ashtu edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

“Kisha dëgjuar për Shqipërinë nga shumë italianë dhe thashë të hedh një sy. Jam në Durrës për të parë nëse njerëzit dhe ekonomia janë të interesuar për shërbimet restoranteve dhe verërave të mia. Prej vitesh eksportoj verë në shumë vende të botës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit, por ja që Shqipëria më mungonte. Ky restorant do të na shërbejë për të kuptuar se çfarë kërkon tregu shqiptarë”, tha Jarno Trulli, i cili tanimë është një biznesmen i suksesshëm. /Insporti.com

-->