Ish portieri i Prishtinës me postim emocional: Uroj që Bekaj, Baftiu, Hoxha dhe Manaj ta kenë sezonin e fundit në Superligë

Futboll 27 Korrik 2020 10:37

Portieri i njohur, Flamur Neziri ka uruar që talentet e futbollit në Superligën e Kosovës të kalojnë në futbollin evropian, shkruan Insporti.com.

Neqiri përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar që futbollistët si Visar Bekaj, Blend Baftiu, Arb Manaj, Valmir Veliu, Ademi Maliqi dhe Florian Smakiqi ta kenë sezonin e fundit në elitën e futbollit tonë.

“SUPERLIGAA shumë analiza, shumë llafe, shumë “Futboll”, shumë ???… Tash Evropa na kallxon ku jem. Uroj që futbollistët si Visar Bekaj, Blend Baftiu, Arb Manaj, Valmir Veliu, Ademi Maliqi dhe Florian Smakiqi e shumë lojtarë të kësaj moshe ta kenë sezonen e fundit në Kosovë e të dalin në klubet evropiane ta shijojnë lojën e bukur të futbollit”.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10157822527849671&set=a.10152648060564671

Neziri këtë shkrim e bëri pasi përfundoi sezoni i Superligës, për të cilin pati shumë diskutime e polemika sa i përket luftës për titull dhe mbijetesës.

Talenti i Ballkanit, Blend Baftiu fitoi garën me sulmuesin e ‘89shit, Arb Manaj për “Këpucën e Artë”, duke shënuar 19 gola, ndërsa Manaj 18.

Për të dy futbollistë në fjalë është raportuar se do të largohen për në futbollin evropian.

Për sulmuesin Manaj është raportuar se do të transferohet në Turqi, ndërsa Baftiu në shtetin fqinj në Kroaci.

Blend Baftiu, KF Ballkani

Po ashtu, ofertat nuk kanë munguar edhe për talentin e Llapit, Valmir Veliu. Sipas trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, Veliu do të transferohet në rangun e dytë të futbollit gjerman (Bundesliga II).

Neziri këtë kampionati ishte pjesë e KF Dukagjinit për gjashtë muaj dhe në gjatë afatit kalimtar të janarit njoftoi për largimin e tij. Në të kaluarën është paraqitur për Prishtinën, Feronikelin, Flamurtarin. Gjatë karrierës së tij ka fituar titullin e kampionit me Prishtinën dhe Feronikelin.

Të dielën (dje) përfundoi Superliga e Kosovës, ku Drita fitoi titullin e kampionit duke u renditur në pozitën e parë me 68 pikë, e ndjekur nga rivali i përbetuar i qytetit, Gjilani që përfundoi në pozitën e dytë me pikë të barabarta.

Drita do të luajë në rrethin parakualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërsa Gjilani në Ligën e Evropës.

Të mërkurën do të dihet edhe për klubin e tretë që do ta na përfaqësojë në garat evropiane, pasi do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 17:45, pa prezencën e tifozëve. /Insporti.com/

-->