Ish-portieri i Manchester United trajner i kësaj skuadre !

Futboll 01 Qershor 2018 12:18

Ish-portieri i Manchester United, i cili me “Djajtë e Kuq” arriti njërin ta përmbyll njërin prej sezoneve më historike të klubit në edicionin 1998/99, kur United arritën ta fitonin Premier League, FA Cup dhe Champions League.

Danezi Peter Schmeichel pritet të nis një rrugëtim të ri në karrierën e tij, pasi është në negociata për ta marrë rolin e trajnerit të portierëve te skuadra portugeze, Sporting Lisbona, tek i cili klub portieri danez kishte qenë pjesë nga viti 1999-2001, duke u paraqitur në 66 ndeshje.

Ish-trajneri i Schmeichel te Sporting, Augusto Inacio, tani është në rolin e drejtorit sportiv në klubin portugez dhe është njeriu kyç në bisedimet që po zhvillohen me danezin. /Insporti.com

-->