Ish-presidenti i Barcelonës e kalon natën në burg

Futboll 02 Mars 2021 10:01

Katalunia është tronditur ditën e djeshme kur Policia spanjolle u lëshua në aksion duke kryer arrestime në klubin e Barcelonës, shkruan Zeri.info.

Ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka kaluar natën në stacionin policor në Kataluni, pas bastisjeve që u bënë në zyrat e Barcelonës.

Të hënën në mëngjes, policia spanjolle bëri një bastisje në objektet e klubit katalunas, aty ku pati edhe tri arrestime.

Përveç Bartomeut, u arrestuan edhe dy drejtorë që lidheshin me skandalin “BarçaGate”, me një kompani të punësuar për prishjen e imazhit të kundërshtarëve.

Pas shpërthimit të skandalit, Barcelona kishte reaguar në media se kompania nuk ishte punësuar nga ish-presidenti, aty ku tentohej prishja e imazhit edhe të Lionel Messit.

Bartomeu më pas dha dorëheqje, derisa të hënën e kësaj jave u vë në pranga dhe kaloi natën në paraburgim, deri në një vendim të ri për rastin.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 7 mars, e që klubi aktualisht është në krizë financiare dhe me shumë probleme. /Zeri.info

-->