Ish-presidenti Obama flet për futbollin, e përmend Messin dhe Argjentinën

Futboll 29 Maj 2019 10:30

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se Argjentina nuk ka arritur ta fitojë Kupën e Botës në kohët e fundit, pavarësisht se kanë pasur në ekip Lionel Messin, sepse ata nuk luajnë si ekip.

57-vjeçari dha një intervistë të rrallë mbi futbollin kur në konferencën EXMA në Bogota ofroi një pasqyrë mbi talentet më të mëdhenj të planetit.

Messi dhe Argjentina, natyrisht, nuk arritën të fitonin Kupën e Botës në vitin 2018 dhe pas një faze zhgënjyese në grup, u rrëzuan në rundin e parë të eliminimit direkt ndaj Francës.

“Edhe njerëzit që ne i konsiderojmë gjeni punojnë me njerëz të tjerë në mënyrë që të zhvillojnë stilin e tyre”, tha Obama.

“Në Argjentinë, edhe pse Messi është i mrekullueshëm, ata kanë probleme të fitojnë Kupën e Botës”.

“Këshilla ime për të rinjtë është se ne do të njohim shumë pak njerëz që arrijnë gjëra të mëdha vetë” shtoi presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara.

-->