Ish sekretari i Kf Istogut reagon pas lajmit për shkarkimin e tij

Futboll 09 Prill 2021 14:15

Fatmir Hakaj bëri një gabim para ndeshjes kundër Dukagjinit dhe klubi ti nuk ja fali, duke e shkarkuar gjatë ditës së sotme, sepse u eliminuan nga Kupa e Kosovës, për shkak të pa kujdesisë.

Istogu ëndërronte finalen e Kupës, një pretendim që nuk u bë realitet, pasi që sfidën e humbën me rezultat zyrtar 3:0 në tavolinë, nga Dukagjini i Klinës, për faktin se e futen në lojë një futbollist me dy kartona të verdhë.

Dukagjini kishte fituar takimin me 2:1 në Istog dhe ishte ankuar se lojtari vendas u paraqit me dy kartona të verdhë, duke triumfuar me rezultat zyrtar 3:0.    

May be an image of 1 person, standing and outdoors

“Unë Fatmir Hakaj përmes këtij shkrimi me sinqeritetin më të madh iu kërkoj falje për lëshimin e bërë nga ana ime.

“12 vite kam punuar në këtë klub dhe kam qenë gjithmonë i përkushtuar në punën time si sekretar, por ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte, por ata njerëz që punojnë mund edhe të gabojnë ndonjëherë, gabimet janë njerëzore. 

“I kërkoj falje gjithë fubollistëve të Istogut, stafit të trajnerëve, kryesisë së klubit, dhe gjithë qytetarëve të Istogut për lëshimin e bërë nga ana ime.

“Jam mjaft i zhgënjyer sikur gjithë ju më këtë ndodhi, dhe ende jam në shok për gjithë këtë ngjarje. 
Vendimin e klubit për shkarkimin tim e kam pranuar në mënyrë korrekte.

“Për fund falënderoj klubin e Istogut për bashkëpunim në këto 12 vite sa isha sekretar i klubit. 

Ju uroj shumë suksese në vazhdim!”, foli Hakaj, pas lajmit për shkarkimin e ti. /Insporti.com/

-->