Ish-shoku i skuadrës së Kobe Bryant ia lë emrin vajzës Gianna – ky është reagimi i Vanessa Bryant

Basketboll 16 Shtator 2020 13:42

Basketbollisti spanjoll, Pau Gasol e ka bërë lidhjen e tij të veçantë me familjen e të ndjerit Kobe Bryant edhe më të fortë, pasi sportisti i ka vendosur fëmijës së tij të parë me bashkëshorten Cat McDonnell emrin e vajzës së ish-legjendës, Gianna Bryant.

13-vjeçarja së bashku me Koben dhe shtatë persona të tjerë ndërruan jetë në një aksident ajror në Calabasas ,California më 26 janar, një tragjedi që preku million njerëz në mbarë botën.

Gasol fitoi dy kampionate NBA me Bryant në vitin 2009 dhe 2010 dhe sigurisht qëndruan shokë të ngushtë me njëri tjetrin deri në vdekjen e Bryant. Në një mesazh të postuar në Twitter të dielën, Gasol njoftoi lindjen e vajzës së tij.

“Vajza jonë e vogël tashmë është me ne! Gjithçka shkoi vërtetë mirë dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur!! Elisabet Gianna Gasol, një emër shumë domethënës për vajzën tonë të çmuar!!” tha ai.

Në koment që ra në sy ishte edhe ajo e bashkëshortes së Kobe, Vanessa Bryant. “Ju dua të 3”, u përgjigj ajo.

Vanessa gjithashtu ndau lajmin e bukur edhe me ndjekësit e saj në Instagram, duke zbuluar se ajo është kumbara e vajzës së porsalindur.

“Urime @paugasol @ catmcdonnell7 Ju dua shumë! Shumë e prekur nga kërkesa juaj për të nderuar Gigin tim”, shkruajti Bryant.

“Mezi pres të mbaj në duar Elisabet Gianna Gasol.”

-->