Ish-sulmuesi i Arsenalit e ‘godet’ Mustafin

Futboll 08 Prill 2019 16:47

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Kevin Campbell thotë se klubit londinez i nevojitet një qendërmbrojtës i ri në vend të Shkodran Mustafit.

Reprezentuesi gjerman është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2016, derisa ka bërë mbi 100 paraqitje me klubin.

Sidoqoftë, shpeshherë aftësitë e tij janë vënë në dyshim gjatë kësaj periudhe, derisa mbrojtësi bëri një tjetër gabim në humbjen 1:0 të Arsenalit nga Evertoni.

“E kam thënë gjatë gjithë kohës, ai (Mustafi) ka bërë mirë disa herë, por tani mendoj se Arsenali ka nevojë për një qendërmbrojtës. Unë me të vërtetë mendoj se ata kanë nevojë për këtë”, deklaroi Campbell.

“Ata kanë nevojë për dikë aty. Një qendërmbrojtës të shpejtë që mund të vrapojë dhe të lexojë ndeshjen”, ka shtuar ai.

Mustafi ka qenë në qendër të kritikave kohëve të fundit, por në ndeshjen e djeshme kundër Evertonit ishte nga më të mirët në humbjen e Arsenalit.