Ish-sulmuesi i famshëm brazilian tregon problemet me drogën: Kam qëndruar shtatë ditë zgjuar

Futboll 15 Janar 2022 22:59

Mário Jardel, ish-futbollsit i Portos dhe Sportingut të Lisbonës dhe shumë skuadrave të tjera në Evropë, po merr pjesë në “Big Brother Famous”, një program televiziv në Portugali, ku jeton me emra të tjerë të famshëm në të njëjtin vend. Gjatë qëndrimit në shtëpi, braziliani komentoi se kishte pasur një histori të keqe me drogën në vitin 2002, kur mbante veshur fanellën e Sportingut.

“Në vitin 2002, e teprova me kokainën dhe qëndrova zgjuar për shtatë ditë. Ky nuk është një shembull për t’u marrë. Punësova disa gra dhe qëndrova në jetë duke menduar se asgjë nuk do të më ndodhte, se gjithçka ishte në rregull”, – tha Jardel.

Gjatë kohës së tij tek Sportingu, sulmuesi e filloi sezonin 2002/03 në një formë shumë të dobët për shkak të situatës së tij personale dhe veseve të tij. Gjithashtu, ai donte të largohej nga klubi. Sot, Jardel vazhdon të luftojë kundër varësisë nga droga: “Jam i vetëdijshëm për problemin tim, për luftën time të përditshme. Ajo që ka rëndësi është që unë jam gjallë dhe t’i them jo drogës’”.

-->