Ish sulmuesi i gjigantit italian emërohet trajner i Partizanit

Futboll 17 Qershor 2019 12:20

Partizani ka prezantuar paraditen e sotme trajnerin e ri Franco Lerda, i cili ka pasur në krah drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama. Ky i fundit ka marrë fjalën i pari, duke falënderuar trajnerin Gega dhe stafin e sezonit të shkuar për kontributin e dhënë për titullin kampion.

“Hapet një kapitull i ri, pas largimit të Gegës për arsye personale, në marrëveshje me klubin. Nisëm kërkimin, pamë shumë profile, trajnerë interesantë që do bënin mirë në Shqipëri, por për arsye të ndryshme zgjodhëm trajner Franco Lerda. Është trajner i ri, i cili ka bërë shumë mirë në karrierën e vet, duke trajnuar në Itali edhe emra të njohur për ne si Lecce e Torino. Jemi interesuar, kemi pyetur dhe jemi të kënaqur, sepse mendojmë se vizioni i tij do të jetë një vlerë e shtuar për Partizanin. /telesport.al/

-->