Ish-sulmuesi i klubit: “Chelsea është më e fortë pa Hazardin”

Futboll 29 Tetor 2019 08:45

Ish-sulmuesi i Chelseat, Tony Cascarino ka thënë se klubi është më i mirë pa sulmuesin Eden Hazard.

Hazard u transferua në Real Madrid gjatë afatit veror për 100 milionë euro.

Cascarino ka thënë se trajneri Frank Lampard, është duke pasur sukses edhe pse i mungojnë disa lojtarë.

“Kur e kanë topin ia pasojnë një lojtari. Ia pasojnë Mason Mount, i cili krijon aksione me Abraham dhe Jorginho. Ka disa lojtarë që nuk po luajnë për Chelsean për momentin, N’Golo Kante dhe mbrojtësi më i mirë Antonio Rudiger”, tha ai.


Christian Pulisic shkëlqeu në takimin e fundit ndaj Burnleyt, duke realizuar het-trik

Lampard është duke ia dalë mirë dhe klubi po arrin të luajë mirë kundër klubeve të mëdha”, deklaroi ai.

Chelsea për momentin është në vendin e katërt në tabelë me 20 pikë, tetë më pak se lideri Liverpool, ndërkaq katër më shumë se Arsenali i vendit të pestë.

-->