Ish sulmuesi i njohur: Baftiu mesfushori më i mirë pasluftës

Futboll 14 Korrik 2020 10:00

Ish-sulmuesi kosovar, Berat Hyseni, e ka vlerësuar në maksimum mesfushorin e talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiun.

Ish-futbollisti i FC Prishtinës, Tiranës, Teutës së Durrësit dhe disa skuadrave të tjera në Kosovës, vlerëson se Baftiu është mesfushori më cilësor që është aktivizuar në futbollin e Kosovës në vitet e pasluftës.

“Në 20 vite pas luftes në Kosovë, futbolli i lujtur besoj që ska pas një mesfushor si Blend Baftiu, në veqanti ti shenon 18 gola deri në kët faz të kampionatit. Në nivel kaq të lart, me klas te veqant, shpresoj qe shpejt të shohim në ligat e forta Europiane – kënaqsi të shijoj kohen kur Blend Baftiu luan”, ka shkruar Berat Hyseni në rrjetin social Facebook.

Blend Baftiu – KF Ballkani

Baftiu në këtë edicion i ka realizuar 18 gola.

Ballkani i trajnerit Ismet Munishi ndodhet e dyta më tabelë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ndodhet edhe në finale të Digitalb Kupës së Kosovës ku do të përballet me FC Prishtinën.

Sulmuesi i njohur Berat Hyseni i thotë lamtumirë futbollit dhe ...
Berat Hyseni – ish futbollist i Prishtinës, Trepça, Trepça ’89, Hysi, Drenica, Ferizaj, Hajvalia, Llapi dhe Ballkani, Tiranës dhe Teutës së Durrësit

-->