Ish-trajneri e kritikon Zhegrovën: Ishte shumë egoist

Futboll 29 Mars 2022 15:52

Ish trajneri i Basel, Ciriaco Sforza ka folur në “Blick Kick” për ndeshjen e ardhshme testuese mes Zvicrës dhe Kosovës, pasi në fushë është edhe ish-lojtari i tij Edon Zhegrova.

Ai e ka kritikuar në fakt futbollistin prishtinas për mënyrën se si ka luajtur në Super League zvicerane.

“Zhegrova ishte shumë vetjak”, ka thënë trajneri zviceran për mediumin e njohur “Blick”.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për lojën e sotme ndërmjet Zvicrës me Kosovën, duke e pranuar se kjo do të jetë një lojë speciale pasi disa futbollistë do të luajnë kundër vendit të tyre të origjinës.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës do të fillojë në orën 18:00. 

-->