Ish-trajneri i Brazilit dhe Realit rezulton pozitiv me koronavirus

Futboll 05 Korrik 2020 21:34

Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit Vanderlei Luxemburgo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

68-vjeçari brazilian zbuloi lajmin në rrjetet sociale duke pranuar se është “asimptomatik dhe se po vëzhgohet nga mjekët”.

“Rezultova pozitiv me koronavirus. Jam izoluar në shtëpinë time, por jam asimptomatik dhe jam mirë. Nuk kam dhimbje dhe jam nën kujdesin e doktorëve”, rrëfeu Luxemburgo.

Luxemburgo ka drejtuar në karrierë shumë skuadra braziliane. Pas Botërorit 1998, ai komandoi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës në vitin 1999.

Ndërkohë, Luxemburgo stërviti dhe Real Madridin në vitin 2005-2006, vit i përfundimit të epokës së “Galaktikëve”.

-->