Ish ylli i Ajaxit për Rashicën: Shoki shënon përsëri

Futboll 27 Tetor 2019 10:03

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica është duke shkëlqyer në kampionatin gjerman me skuadrën Ëerder Bremen, shkruan Insporti.com.

Rashica ka përfunduar përsëri në listën e golashënuesve duke shënuar një gol tejet të bukur.

Ylli i “Dardanëve” shënoi golin e parë për skuadrën e tij në barazimin 2:2 me Bayer Leverkusen.

Golin tjetër për Bremenin e shënoi mesfushori holandez Davy Klassen që duket se di pak nga gjuha shqipe.

 

Ish-anëtari i Ajaxit dhe Evertonit e ka uruar Milotin për golin e shënuar në Insta Story, derisa ka përzier fjalinë në shqip dhe anglisht.

“Shoki scoring again” ka shkruar Klassen apo në gjuhen shqipe “Shoki shënon përsëri”.

Miloti ka një afërsi të madhe me holandezin Klassen dhe duket se ky i fundit i ka mësuar disa fjalë nga gjuha më e mirë në botë.

Si Rashica ashtu edhe Klassen janë dy lojtarët më të mirë të Bremenit që po shënojnë thuajse në çdo ndeshje.

Holandezi dhe kosovari kanë shënuar nga tre gola këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.

-->