Ish ylli i Barcelonës do të hap kamp futbolli në Kosovë, zbulohet sa do të kushtojë

Futboll 11 Shkurt 2019 08:01

Ish futbollisti i Barcelonës, Edmilson Morales, do të jetë në Kosovë gjatë kësaj jave.

Braziliani Edmilson do të hap kamp futbolli në Kosovë, i cili do të mbahet në “Fadil Vokrri” apo në fushën e 2 Korrikut.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxherja e futbolllit, Monika Salihu, në emisionin sportiv “Sports Shoë”.

Ajo tutje ka shtuar se kampi i ish yllit të Barcelonës, nuk do të jetë falas dhe se do jetë i shtrenjtë.

“Edmilson është paksa i shtrenjët, nuk do të jetë falas, por do të ketë çmim të lartë, pasi që fanellat dhe çdo gjë tjetër aty janë nga Barcelona”, tha Salihu.