Ish ylli i Formulës 1 përfshihet në një aksident të rëndë rrugor

Motosport 19 Qershor 2020 20:07

Alex Zanardi, ish piloti i Formulës 1 është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor teksa po garonte me karroca në Siena të Italisë, transmeton Insporti.

Katër herë kampioni paraolimpik, i cili humbi dy këmbët pas një aksidenti 19 vite më parë, është transportuar me helikopter nga vendi i ngjarjes për spital, shkruajnë mediat italine.

Një oficer i policisë në Montepulciano ka konfirmuar për Associated Press se Zanardi është përfshirë në aksident, por që ai beson se është ende gjallë.

Zanardi, dy herë kampion i Champ Car dhe ish garues në F1, ishte duke marr pjesë në kompeticionin nacional “Obiettivo tricolore”, për atletë paraolimpik kur ndodhi aksidenti.

Alex-Zanardi-DTM-Test-Vallelunga

Ende nuk ka asnjë reagim nga Komiteti Olimpik dhe ai Paraolimpik i Italisë.

Mario Andretti, ish kampion i botës në Formula 1 ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e Zanardit.

Image
Image

“Kam shumë ankth për gjendjen e Zanardit. Jam shok dhe fans i tij. Ju ftoj të lutemi për këtë njeri të mrekullueshëm” – shkroi ai në Twitter.



-->