Ish ylli i Interit nën ndikimin e alkoolit rrahu babain e tij, u arrestua me dhunë nga Policia

Futboll 01 Prill 2021 21:07

Fredy Guarin është arrestuar nga Policia e Kolumbisë për shkak të një incidenti në familjen e tij. Ish mesfushori i Porto dhe Interit, ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë incidentit dhe është dashur intervenimi i policisë për ta larguar nga familjarët e tij, raporton Insporti.com.

Sipas gazetës El Pais në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe e akuzoi atë për sulm ndaj babait të tij dhe grindje me anëtarët e tjerë të familjes.

Video e publikuar nga BluRadio Colombia tregon Guarinin në dukje i dehur, duke rënë përtokë ndërsa ai po nxirrej nga shtëpia prej policisë, ku vërehen edhe njolla të pastra gjaku në xhinse.

Ish reprezentuesi kolumbian ishte pjesë e Interi nga vitin 2012 deri në 2016, kur u shit në Shanghai Shenhua. Ai në Inter ishte transferuar pasi kishte bërë karrierë me klubin e madh portugez Porto.

Ylli  34-vjeçar i Kolumbisë aktualisht është pjesë e klubit Millonarios, ku ka luajtur vetëm shtatë ndeshje.

-->