Ish-ylli i Real Madridit: “Bale duhet të tregohet më idiot”

Futboll 29 Mars 2019 09:51

Gareth Bale asnjëherë nuk arriti ta fitojë besimin e fansave të Real Madridit, prej kur u transferua në “Bernabeu” nga Tottenhami.

29-vjeçari, në letër, ka pasur një periudhë shumë të suksesshme te gjiganti spanjoll, duke shënuar më shumë se 100 gola për klubin, derisa ka fituar edhe katër trofe të Champions Leagues, transmeton Insporti.

Mirëpo, uellsiani dështoi të ndërtojë një raport të shëndoshë me fansat.

FBL-EUR-C1-JUVENTUS-REAL MADRID-TROPHY

Një ish-lojtar i Realit, i cili i ka vërejtur vështirësitë e Bales në skuadër, është Rapahel Van der Vaart.

Tani, holandezi i ka dhënë Bales një këshillë tejet interesante.

“Është e çuditshme, por në Holandë ne themi se nganjëherë ju duhet të jeni idiot,” tha Van der Vaart.

“Mund të jeni idiot pozitiv. Ai vlenë 100 milionë – ata paguan shumë para dhe duhet t’ia dalë. Në vitin e tij të fundit te Tottenhami, ai gjuante çdo goditje dënimi, vendoste gjithçka.” /Insporti.com/