Ish-ylli i Real Madridit tallet keq me Barcelonën pas eliminimit (FOTO)

Futboll 11 Prill 2018 08:59

Shumë pak njerëz e kishin pritur një eliminim të Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Gjiganti spanjoll u gjunjëzua në Romë, ku pësoi humbje 3:0 në ‘Olimpico’.

Kjo disfatë e klubit katalan ka befasuar edhe ish-futbollistin e Real Madridit, Alvaro Arbeloa.

Ish-mbrojtësi i Realit reagoi në rrjete sociale, përmes një postimi në ‘Twitter’.

Ai kështu tregoi atë çfarë po mendonin adhurues të shumtë të futbollit, të cilët ishin të befasuar nga ky rezultat. /Insporti.com

-->