“Ishte i vetmi që mbërrinte në zyrat e klubit dhe firmoste me kontratën e bardhë”
Futboll
13 Prill 2020
22:53

Adriano Galliani, ish-administratori i deleguar kuqezi, në një intervistë të gjatë të dhënë për “Sky Sport”, ka folur rreth eksperiencës së tij te Milani, por sidomos duke u ndalur te futbollistët.
Galliani ka ritheksuar se ishte “Shevchenko ai që kërkoi largimin nga Milani. Unë dhe Berlusconi u munduam ta bindnim deri në ditët e fundit, por kishte zgjedhur Chelsean dhe Londrën”.
Sakaq, mbi Alessandro Costacurta ka treguar edhe një anekdotë:
“Costacurta ishte futbollisti më inteligjent i Milanit. Mbërrinte në seli gjithmonë me kontratën e bardhë, duke më lënë mua detyrën të vendosja shifrën e rrogës. Teknikisht ishte si Baresi, Maldini dhe Tassoti”.