Ishte shumë pranë autogolit, Van Dijk bën për “ujë të ftohtë” Kloppin

Futboll 15 Dhjetor 2019 10:56

Liverpooli mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Watfordin, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.

Të dy golat për “të kuqtë” i shënoi Mohamed Salah.

Sigurisht që kjo fitore ishte e rëndësishme për skuadrën dhe trajnerin e Liverpool,Jurgen Klopp, pasi përforcojnë më shumë pozitat në krye të tabelës.

Mirëpo gjatë kësaj ndeshje u regjistrua dhe një episod i veçantë. Van Dijk në minutën e 79-të kur rezultati ishte 1-0 përpak sa nuk shënoi në portën e tij.

Mbrojtësi holandez ktheu një top mbrapa tek portieri Allison, i cili kishte dalë nga porta. Fatmirësisht për holandezin, topi ka shkuar në goditje këndi dhe u shmang barazimi, që mund të ishte fatal.

-->