Ishte shumë pranë vdekjes, Virgil Van Dijk shkroi testamentin në moshën 20 vjeçare

Futboll 01 Qershor 2020 12:33

Ylli i Liverpoolit, Virgil Van Dijk cilësohet me të drejtë si mbrojtësi më i mirë në botë, transmeton Insporti.
Por, në moshën 20 vjeçare, karriera e holandezit ishte shumë afër përfundimit.

Virgil van Dijk of Holland celebrates 2-2 during the UEFA Nations ...

Van Dijk, i cili bëri debutimin profesional me klub në vitin 2012 në Holandë, filloi të shfaqet probleme fizike dhe pas një kohë u detyrua të mos bënte stërvitje si pasojë e një problemi me shëndet.

The making of Virgil van Dijk: 'Quick, strong, confident'...and a ...

Gjendja e tij nuk u bë e ditur plotësisht deri sa e ëma e tij e vizitoi në Gronigen. Van Dijk shpejtë u hospitalizua dhe më pas u diagnostifikua me një problem në zonën e abdonemit. Më pas u bë e njohur se kishte edhe një infeksion serioz në veshkë.

Doktorët bënë një operacion urgjent dhe të gjithë u përgatitën për më të keqen. Van Dijk, i cili ishte vetëm 20 vjeçar në atë kohë shkroi testamentin e tij pasi nuk dihej nëse do t’i mbijetonte operacionit.

“Ende më sillet në kokë ai momente. Isha i shtrirë në shtrat dhe kisha vetëm tuba që dilnin nga trupi im” – u shpreh Van Dijk për atë periudhë.

“Trupi ishte ishte plotësishtë i dërrmuar dhe nuk mund të bëja asgjë”.

Van Dijk arriti të rikuperohej dhe në vitin 2013 u transferua në Skoci tek Celtic që atëbotë drejtohej nga Neil Lennon. /Insporti.com/

It's not going to be in danger any more – it is Celtic's title ...

-->