Ismajli përshkruan emocionin e ngjyrave kuqezi (FOTO)

Futboll 11 Shtator 2019 15:41

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Islandës në kualifikimet për “Euro 2020”.

Në “Elbasan Arena”, Shqipëria fitoi me rezultat 4-2. Dërmaku shënoi i pari për Shqipërinë, kurse në pjesën e dytë realizuan edhe Hysaj, Roshi e Cikalleshi.

Mbrojtësi kosovar, Ardian Ismajli, u shpreh shumë i lumtur pas fitores.

“Çfarë ndeshje, çfarë emocioni, vetëm këto dy ngjyra t’i dhurojnë. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Ismalji në profilin e tij.