Ismet Munishi deklarohet për fitoren e Kosovës

Futboll 30 Maj 2018 09:22

Në miqësoren e ashtuquajtur “vëllazërore” që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihut, Kosova shënoi fitore bindëse ndaj Shqipërisë me rezultat 3-0.

Përfaqësuesja e Kosovës e dominoi në të gjitha aspektet ndeshjen, kurse ajo e Shqipërisë kishte shumë probleme, teksa goditja e parë drejt portës e kuqezinjve erdhi vetëm në minutën e 76-të, atëherë kur veçse kishin pësuar tri herë nga djelmoshat e Challandes.

Në një intervistë për Telegrafi.com, trajneri i sapo caktuar te Besa e Pejës, Ismet Munishi, u deklarua për ndeshjen miqësore Kosovë – Shqipëri.

“Takimi ishte i përgatitur jashtëzakonisht mirë taktikisht dhe ishte një fitore e merituar e Kosovës”, tha Munishi.

“Kosova luajti shumë mirë në aspektin defensivë, ku pastaj në kundërsulme ishin edhe më të rrezikshëm me Rashicën, Halimin e Zenelin”.

“Ishte lojë fantastike nga djelmoshat tanë dhe më kanë kënaqur me lojën e treguar. E përgëzoj selektorin Challandes për këtë fitore dhe i uroj shumë sukses”, deklaroi Munishi në këtë intervistë. /Insporti.com

-->