Ismet Munishi flet pas fitores kundër Dukagjinit – i ka disa fjalë edhe për Liridon Lecin

Futboll 24 Shkurt 2022 15:30

Gjilani ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Dukagjinit. Ishte një ndeshje e vendosur nga tri penallti.

Gerhard Progni konkretizoi dy penallti, kurse Zhdrella shënoi për Dukagjinin poashtu nga pika e bardhë.

Një pjesë realtivisht të madhe të ndeshjes skuadra e Munishit luajti me një lojtar më pak, pasi që Koliçi u ndëshkua me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i ka kërkuar falje Liridon Lecit pas debatit që kishin, në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“I kërkoj falje ish futbollistit tim Liridon Lecit për debatin që kishim. E inkurajoj ta thotë mendimin e tij në vazhdimësi. Kemi arkëtuar tre pikë me shumë vlerë dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës time, i lumtur poashtu me rekordin e thyer. Fizikisht jemi jashtëzakonisht shumë mirë dhe kemi e kemi dëshmuar shumë mirë këtë gjë”, pëfundoi ai.

-->