Ismet Munishi flet pas fitores ndaj Ulpianës: Kanë shkëlqy që të gjithë sot

Futboll 06 Mars 2022 14:58

Skuadra e Ismet Munishit në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë e zhvilloi ndeshjen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, derisa ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Ulpianës.

Pas ndeshjes, për ART Sport, ka folur trajneri Ismet Munishi, i cili tha se e kishin merituar këtë fitore.

“Na lujtëm mirë edhe në pjesën e parë, por edhe Ulpiana ishte e mirë. Sido që të jetë, kur e dominon ndeshjen ekziston rreziku që të pranohen gola nga kundërsulmi. Kishte dinamikë, shpejtësi dhe besoj që me plotë meritë fituam. Më vjen mirë që shënoi Shend Kelmendi, i cili sot ishte më i mirë në ndeshje. Kanë shkëlqy që të gjithë sot” – tha trajneri Munishi, përcjell Insporti.

Teksa, trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova nuk pranoi të prononcohej për media.

Me këtë fitore Gjilani shkon në kuotën e 46 pikëve dhe zë vendin e dytë në Superligë, derisa Ulpiana mbetet e parafundit me 22 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Gjilani e luan ndaj Dritës.

/Insporti.com

-->