Ismet Munishi flet pas triumfit ndaj Ballkanit dhe shpalljes kampion vjeshtor

Gjilani ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të javës së 18-të me rezultat 1-0 dhe është shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 77-të me anë të yllit të skuadrës, Gerhard Progni, i cili shënoi një supergol për 0-1.
Pas fitores, trajneri Ismet Munishi përgëzoi Prognin dhe djemtë e skuadrës, duke potencuar se kundërshtari në lojë ka qenë edhe më i mirë se ata.
“Për Prognin çkado që diskutohet është e tepërt. Lojën më të mirë është tu e tregu në Gjilan, I falenderoj djemtë, e kemi pas një kundërshtar shumë të mirë. Një kundërshtar që në lojë ka qenë edhe më i mirë se na, por e kemi shfrytëzu përvojën e lojtarëve” – tha Munishi, përjcell Insporti.
“Gjithmonë e kam fitu ndeshjen me zëvendësime, tash e keni marrë vesh, a?” – tha Munishi me shaka kur u pyet nese e fitoi ndeshjen me zëvendësime.
Gjilani ngjitet në pozitën e parë me 35 pikë duke u shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës, ndërsa Ballkani renditet i treti me 33 pikë dhe Drita e dyta me 34 pikë
/Insporti.com