Ismet Munishi ia thotë këngës para futbollistëve (VIDEO)

Futboll 14 Gusht 2019 21:55

Ballkani është duke i bërë përgatitjet e fundit për nisjen e edicionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Sonte është shtruar një darkë për futbollistët kurse ai që është përkujdesur që ta ndezë atmosferën ka qenë trajneri Ismet Munishi.

Ai e ka kënduar këngën ‘Mos u largo’ duke treguar se është trajner i cili di se si të mbahet harmonia në ekip.

Ndryshe, Ballkani sfidën e parë e zhvillon ndaj Dukagjinit të Klinës në fushën e kësaj të fundit.

-->